SHIJO UJIN MË TË PASTER ME VLERA MINERALE

Na kontakto

Sistemet e filtrimit të ujit nga Carico International heqin papastërtitë, kimikatet toksike dhe më shumë, duke ruajtur vetëm mineralet e shëndetshme. Modele të kapaciteteve e funksioneve të ndryshme duke filluar nga sistemet e vogla për një çezëm, deri tek sistemet qëndrore. 

Carico International ofron një linjë të plotë të filtrave të avancuar. Carico ka një zgjidhje për të gjitha pikat tuaja të përdorimit, dushin, banjën dhe kuzhinën, të gjitha me një garanci 40 vjeçare fabrike e të përjetshme në servisim.

Linja e plotë e sistemeve të filtrimit ju siguron ujë të pastër kudo që të keni nevojë. Ato përshtaten me nevojat dhe buxhetin e të gjithëve, pavarësisht nëse zotëroni, merrni me qira ose jetoni në një apartament apo shtëpi të madhe apo të vogël. Sistemet tona janë zgjidhja e duhur për lavamanin e kuzhinës, frigoriferin, banjën apo edhe të gjithë shtëpinë ose biznesin tuaj.

  • Prodhuar në USA.
  • Të thjeshtë për tu instaluar.
  • Të lehtë për tu mirëmbajtur.
  • Nuk zënë shumë vend ne kuzhinë.
  • Ndërtuar me material çeliku kirugjikal.
  • Nuk kërkojnë energji elektrike.
  • Nuk kërkojnë mirëmbajtje me kripë industriale.
  • Heqin në mënyrë efektive një listë të gjatë të ndotësve.
  • Përputhen dhe tejkalojnë të gjitha standartet 42&53 të NSF/ANSI

SISTEMET E FILTRIMIT TË UJIT PËR NJË ÇEZËM 

Shfrytëzojnë ekskluzivisht bobinën ” Full Spectrum”
3 Faza Filtrimi dhe 3 Teknologji Të Ndryshme

Faza e parë e filtrimit përbëhet nga një qeramikë unike e mbarsur me 0.2SubMicron argjend, e çertifikuar nga NSF e cila heq:

  • 100% Cryptosporidium (Baktere)
  • 100% Ciste Giardia Lamblia (Baktere)
  • 99% E Coli (Bakteret)
  • 99% Salmonella (Baktere)
  • 99.99% Baktere patogjene

Dhe do të ndalojë çdo grimcë deri në 500 herë më të vogël se një fije floku.

Në fazën e dytë të filtrimit bërthama e ideuar enkas është përzierje e karbonit aktiv dhe një rrëshire speciale e cila heq:
> Shijen e keqe                  >  Trihalometanët> Pesticidet                        >  Klorin

> Nitritet                             > Erën e keqe

> Metale e Rënda              > Herbicidet

> Kloroformën                   > Mërkurin

> Kadiumin                        > Ngjyrën e keqe

> Plumbin                           > VOC’s

> Floridet                            > Arsenikun

> Sulfidet                            > Glyphosate

> Nitratet                            > MTBE & BTEX (naftën dhe nënproduktet e saj)

Dhe shume te tjera!

Në fazën e tretë të filtrimit karboni i veçantë i kompresuar i arrës së kokosit i dizenjuar për të hequr çdo ndotës të mundshëm që mund të ketë mbetur.

SISTEMET QËNDRORE TË FILTRIMIT TË UJIT

Të Përbëra Nga Material Çeliku Kirugjikal
6 Faza Filtrimi dhe 4 Teknologji Të Ndryshme
Punojnë Me Fushë Të Inkorporuar Magnetike

Shumëllojshmëri modelesh për të zgjedhur sistemin ideal në varësi tëproblematikës të përshtatshëm për bar-restorante, fabrika, pallate, hotele, biznese të ndryshme dhe ambjente familjare. Mes një game të gjerë sistemesh inxhinierët e kompanisë do kujdesen në hartimin dhe projektimin e objektit tuaj në mënyrën më optimale të mundshme qoftë trajtim dhe filtrim për uji rrjeti, pusi ose të përzierë duke ju ofruar ujë “të kristaltë” më të shëndetshëm me vlera minerale dhe më të freskët.Nuk dëmtohen nga kushtet atmosferike, ideuar për të duruar temperatura deri në -30 gradë celsius.

  • Lëkura ndihet më e butë.
  • Flokë të mëndafshtë.
  • Reduktojnë njollat.
  • Parandalojnë shkallën e fortësisë duke i dhënë ujit tuaj një ndjenjë më të butë.
  • Reduktojnë smërçin në tubacione dhe mbrojnë paisjet elektroshtëpiake.
  • Heqin në mënyrë efektive klorin, sedimentet, VOC dhe herbicide, pesticide, sulfid hidrogjeni dhe metale të rënda, të tilla si kadmiumi, merkuri dhe arseniku.

Fazat e Filtrimit 

Faza 1 & 2:
Përzierja speciale e karbonit Carico është efektive në heqjen e klorit, sedimenteve, komponimeve organike të paqëndryeshme,herbicidet, metalet e rënda, trihalometanët si dhe shijen e erën e keqe.

Faza 3;
Carico DS Composite parandalon shkallën e fortësisë duke i dhënë ujit një ndjesi më të butë.

Faza 4:
KDF 55, filtër media e çertifikuar nga NSF (FondacioniKombëtar i Shkencës) kontrollon smërçin, bakteret, algat, kërpurdhat edhe në ujë të nxehtë. Heq klorin, pesticidet, mbetjet organike, sulfatin e hidrogjenit dhe metalet e rënda si plumbi, kadiumi, mërkuri dhe arseniku.

Faza 5:
Shtrati prej graniti intensiv është i dizenjuar për të hequr çdo mbetje karboni apo sedimentesh.

Faza 6;
Teknologjia e depërtimit të Fushës Magnetike, shfuqizon ujin e rëndë duke i dhënë efektin e zbutjes pa nevojën e përdorimit të kripës apo elektricitetit si zbutësit e thjeshtë (trajtuesit e ujit). Ruan balanën e nivelit të pH, ndërkohë që lejon mineralet jetësore që janë të domosdoshme për shëndet të mirë.

Mbroni Lëkurën, Mushkëritë e Shëndetin Tuaj, Me Filtrin dhe Zbutësin e Dushit Soft’n Clean Carico

Filtri i vetëm i dushit që filtron në mënyrë efektive dhe siguron një efekt zbutës për ujin tuaj. Filtri i dushit Carico përdor 5 teknologji të ndryshme; reduktimin efektiv të klorit, metaleve të rënda dhe baktereve.

Shijoni përfitimet:

  • Flokë dhe lëkurë që duken më të rinj dhe më të shëndetshëm.
  • Çlirim nga acarimet e lëkurës së thatë dhe skalpit të kokës.
  • Reduktimi i ekspozimit ndaj ndotësve të dëmshëm.
  • Reduktim në sasinë e përdorur të sapunëve. shampove dhe balsamit të kokës.
  • Zgjat afatin e bojës në flokët tuaj.
  • Eleminim i smërçit në tuba, xhamin e kabinës së dushit dhe pllaka.

Fazat e Filtrimit

Faza 1:
KDF redukton ose heq klorin, hekurin, sulfidin e hidrogjenit, metalet e rënda dhe bakteret nga uji.

Faza 2:
Carico DS Composite ™ parandalon shkallën e fortësisë duke i dhënë ujit një ndjesi më të butë.

Faza 3 & 4:
Mbushja e karbonit tè grimcuar Carico është i pozicionuar në të dyja anët e kapakut prej çeliku të pandryshkshëm duke hequr klorin dhe gazrat.

Faza 5:
Inkorporon teknologjinë e depërtimit në fushën magnetike që ndryshon kushtet e ujit të rëndë.