Green Life është distributori ekskluziv për Shqipërinë dhe Ballkanin i Carico International, një kompani me qendër në Fort Lauderdale, Florida, që prej vitit 1967 ofron produkte të teknologjisë së lartë dhe cilësisë më të lartë për shëndetin dhe mirëqenien familjare.
Green Life ofron zgjidhje cilësore për komponentët më të rëndësishëm të shëndetit:
Shëndeti është prioriteti ynë dhe ne besojmë se gjithëçka vlen më shumë se shëndeti dhe fokusi jonë është të sjellim tek ju më të mirën për shëndetin tuaj me përkushtim dhe pasion.
Koleksioni ynë i produkteve të përditshme është krijuar për t’ju shoqëruar në çdo hap të ditës – me stil, qëndrueshmëri dhe kujdes për shëndetin. Nga termuset e ujit, që ruajnë freskinë dhe pastërtinë, tek lunch box-ët praktikë për një drekë të shëndetshme në lëvizje, çdo produkt është menduar për njerëz aktivë që vlerësojnë cilësinë. Për adhuruesit e pijeve të ngrohta, ofrojmë termusë çaji elegantë dhe termusë kafeje me dizajne unike – të gjitha të prodhuara nga materiali çelik inox kirurgjikal, pa toksina dhe të ripërdorshme. Me Green Life, çdo zgjedhje është një hap drejt një jete më të pastër, më të qëndrueshme dhe më të kujdesshme ndaj mjedisit.
Ne ofrojmë produkte të certifikuara ekologjike, të sigurta për shëndetin tuaj dhe miqësore me mjedisin. GreenLife operon me praktika të qëndrueshme, duke reduktuar mbetjet plastike dhe duke përdorur materiale të riciklueshme. Produktet tona janë të zgjedhura me kujdes, të testuara dhe të garantuara për të ofruar performancë dhe qëndrueshmëri. Ne vlerësojmë çdo klient dhe ofrojmë mbështetje të dedikuar për çdo porosi, pyetje apo kërkesë të veçantë. Me çdo blerje nga GreenLife, ju ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe mbështesni praktikat e qëndrueshm.
Filtrat Carico përdorin teknologjinë Full Spectrum me 3 dhe 6 faza filtrimi, duke hequr 100% bakteret, kimikatet, metalet e rënda dhe klorin, ndërsa ruajnë mineralet esenciale të dobishme për trupin.
Nutri Tech nuk është vetëm një filtër ajri, por eliminon 99.9% të ndotësve me 10 faza filtrimi, përfshirë HEPA, karbon aktiv, ultra-filtrim ushtarak dhe ozonizim për shkatërrimin e baktereve dhe viruseve, duke përfshirë COVID-19.
Çeliku kirurgjik është ultra-higjienik dhe nuk reagon me ushqimin, ndërsa shtresa e argjendit ofron mbrojtje antibakteriale për gatim të sigurt.
Mburoja elektromagnetike me 12 shtresa argjendi dhe sistem tokëzimi redukton ndikimin e rrezatimeve EMF, duke përmirësuar cilësinë e gjumit dhe ulur inflamacionin kronik.
Kombinimi i shkumës memory me strukturë të ajrosur dhe sistemit të tokëzimit lejon relaksim maksimal, redukton stresin dhe ndihmon në rigjenerimin e organizmit.
Clean Machine kombinon vakumin, avullin e thatë 159°C, aromaterapinë dhe filtrimin me ujë, duke pastruar dhe dezinfektuar sipërfaqet pa kimikate të dëmshme.
Po! Furça Cobra sterilizon tapetet dhe dyshekët, duke vrarë merimangat e pluhurit, alergjenët dhe bakteret në një temperaturë prej 159°C.