Rreth Nesh

Rreth nesh

Kush jemi ne?

Green Life është distributori ekskluziv për Shqipërinë dhe Ballkanin i Carico International, një kompani me qendër në Fort Lauderdale, Florida, që prej vitit 1967 ofron produkte të teknologjisë së lartë dhe cilësisë më të lartë për shëndetin dhe mirëqenien familjare. Themeluar nga CEO Richard Cappadona, Carico është sot një markë globale, e pranishme në më shumë se 50 shtete të botës, dhe prej 15 vitesh ka krijuar një bazë të qëndrueshme edhe në Shqipëri përmes partnerit të saj ekskluziv, Green Life. Me përkushtim, pasion dhe profesionalizëm, Green Life ka ndërtuar një rrjet të fuqishëm shpërndarjeje dhe konsulence në fushën e stilit të shëndetshëm të jetesës, duke sjellë në treg një gamë të gjerë produktesh që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës në çdo aspekt — nga uji që pimë, tek ajri që thithim dhe ushqimi që konsumojmë.
 
G1
G2
G3
! GreenLife Albania - Once you go green, you never go back
Objektivi

Fokusi ynë!

Fokus i plotë në shëndetin tuaj – Produktet tona janë projektuar për të përmirësuar cilësinë e jetës në mënyrë natyrale, të qëndrueshme dhe të sigurt – duke përfshirë filtrimin e ujit dhe ajrit, enë gatimi pa toksina, sistemet e gjumit dhe më shumë.

Green life ofron zgjidhje rreth komponentëve më të rëndesishëm për shendetin tonë sic janë:

  • Uji që pijmë
  • Ajri që thithim
  • Ushqimet që hamë/konsumojmë
  • Gjumi që bëjmë
  • Dezinfektimi & higjenizimi në ambjentet e brendshme

Lidhur me të gjithë keto, kompania jonë i vjen në ndihmë konsumatorit duke i ofruar zgjidhjen më cilësore dhe më të leverdisshme në tregun botëror.

+ 1
Vite eksperiencë
Green Life ka më shumë se 10 vite eksperiencë në treg.
1 %
Klientë të lumtur
Kemi arritur shifra rekord me mbi 99% klientë të lumtur.
1 k+
Instalime
Gjatë këtyre vitëve kemi kryer mbi 7.000 instalime filtrash uji.
PSE TË ZGJIDHNI GREEN LIFE?

Zgjedhja e duhur për cilësi, besueshmëri dhe përkushtim afatgjatë

Në një treg gjithnjë e më të mbushur me oferta dhe premtime, Green Life dallon përmes përkushtimit të palëkundur ndaj cilësisë, transparencës dhe shëndetit afatgjatë të klientëve tanë.
Ekskluzivitet & Cilësi Amerikane – Ne jemi distributori i vetëm zyrtar i Carico International – një kompani amerikane me mbi 55 vite përvojë, e njohur globalisht për teknologjinë e avancuar dhe standardet më të larta të prodhimit.
Synimi ynë për të ardhmen është të zgjerojmë praninë tonë në të gjithë rajonin e Ballkanit, duke mbajtur standardet më të larta të cilësisë dhe duke ofruar një model biznesi që ndërthur inovacionin, etikën dhe kujdesin për shëndetin e njeriut.
Green Life është më shumë se një distributor – është një komunitet i njerëzve që besojnë në fuqinë e zgjedhjeve të shëndetshme, në transformimin pozitiv të jetës dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë.
Misioni ynë

Zgjidhje të qëndrueshme për mirëqenien e përditshme të familjeve

Misioni ynë është i qartë: të ndihmojmë çdo familje të jetojë më gjatë, më mirë dhe më shëndetshëm, duke edukuar konsumatorët mbi rëndësinë e parandalimit dhe kujdesit të përditshëm ndaj trupit dhe ambientit që na rrethon. Ne besojmë thellësisht në filozofinë: “Parandalo sot, për të mos kuruar nesër.”
Ky nuk është vetëm një slogan, por një mënyrë jetese që ne përpiqemi ta përçojmë përmes çdo produkti që ofrojmë, çdo trajnimi që organizojmë dhe çdo familjeje që këshillojmë.
Cart (0 items)
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare